http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas me shume se 6 muajsh deputetet demokrate i janë rikthyer traditës se mbledhjes se grupit parlamentar mesditën e se hënës.Rifillon për Partinë Demokratike, për grupin tonë parlamentar dhe për gjithë opozitën një betejë e re, akoma më e fortë se betejat që kemi zhvilluar deri taniNe këtë mbledhje te pare per këtë vit, Basha e ka beret e qarte se beteja e opozitës do te fokusohet ne luftën kundër krimit duke iu referuar edhe rastit te fundit te asgjësimit te laboratorit te drogës ne Elbasan. Duke përgëzuar Prokurorinë e Krimeve te Renda, Basha ka theksuar se qeveria mban përgjegjësi per shndërrimin e Shqipërisë ne Kolumbi te drogës.Fabrika e kokainës në Elbasan është një fabrikë e metastazave të shumë krimeve: ekonomike, politike, elektorale, shoqërore. ne akuzojmë sot politikisht qeverinë, kryeministrin, strukturat përkatëse dhe ministrin e tij të Brendshëm se me polikat e tyre për rëndin, me psedureformën e tyre në policinë e shtetit, me promovimin prej tyre të militantëve dhe klientelizmit duke larguar e dekurajuar profesionistët, me shndrrimin e policisë së shtetit në polici elektrike apo ndërtimore, i kanë hapur krahun krimit të organizuar që po livadhisDekriminalizimi do te jete nje tjetër prioritet i opozitës aq me teper ne kuadrin e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.Të shkojmë edhe më tej duke e shtrirë dekriminalzimin në mbrojtjen e zgjedhjeve të lira nga shitblerja e votës dhe fenomeneve të tjera të shoqëruara me të. Por paralelisht me debatin parlamentar, opozita nuk do t?i leje mënjane protestat ndaj situatës ekonomike, rritjes se çmimit te energjisë apo taksave te larta.