Atentat drejtorit të burgut, plagoset Arben Sula - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I është dashur vetëm të ndezë makinë dhe që të bëjë disa kilometra me tej shtëpisë së tij, që drejtori i burgut të Fushë - Krujës Arben Sula të ishte shënjestra e radhës e një atentati me bombë të telekomanduar.Ngjarja është shënuar rreth orës 7:45 minuta të mëngjesit të sotëm në portin e Durrësit. Sipas vëllai të tij, shpërthimi ka ndodhur menjëherë pasi ai ka ndezur makinën për tu nisur për në punë.Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë ai është transportuar në urgjencën e Durrësit, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Edhe pse goditja ishte mjaft e rëndë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ajo që mbetet ende e paqartë janë shkaqet se këtij atentati të rënë, edhe pse një pikë e fortë është për shkak të detyrës që Sulaj posedon aktualisht.Kjo është bomba e tretë e telekomanduar që shpërthen në harkun kohor të 48 orëve në qytetin e Durrësit. Shënjestra e parë ishte një biznesmen nga Kukësi, me precedentë penalë që shpëtoi nga shpërthimi i rëndë.Ndërkohë dje pasditet një tjetër atentat u krye ndaj një 37- vjeçari, emigrant në Angli.Pas atentatit të parë policia nisi një seri aksionesh kontrolli dhe mbrëmjen e së shtunës njoftoi se arrestoi katër persona që mbanin e përgatisnin bomba të telekomanduara për atentate.

Free Traffic Exchange