http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qyteti i Fierit është tronditur ne orët e para te mëngjesit, nga një ngjarje e rende. 51-vjeçari Arben Muho, ka qëlluar me mjete te forta bashkëshorten e tij 48-vjeçare Teuta Muho, duke i shkaktuar kësaj te fundit vdekjen. Ngjarja ka ndodhur ne banesën e tyre, kur ne momentin e grindjes, te dy bashkëshortet kane qene te vetëm dhe pa praninë e tre djemve. Autori i ngjarjes kishte tre dite qe ishte kthyer nga kampi i riedukimit, ku kishte përfunduar dënimin, për veprën penale, plagosje me paramendim. Ndërkohë policia ka bere te mundur kapjen e autorit.