http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një aksident i rende automobilistike ka ndodhur ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne autostradën Levan-Tepelene ne vendin e quajtur Pocem. Një 26-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një 40-vjeçar është plagosur rende. Shpejtësia e larte e automjetit qe udhëtonte drejt Levanit te Fierit ka shkaktuar përplasjen e forte me trafikndaresen dhe ky ka qene shkaku kryesor i aksidentit. Edjon Haliti ka mbetur i vdekur ne vend. Ndërkohë i plagosur rende Elton Lamaj është transportuar për ne spital. Ndërkohë edhe ne aksin rrugor Korçe-Maliq rreth orës 10:30 te paradites se sotme ka ndodhur një tjetër aksident me pasoje plagosjen rende te dy shtetasve. Policia ka bere me dije se automjeti tip golf me targa KO 8910 A po vinte nga qyteti i Korçës ne drejtim te fshatit Çflik dhe ne kundërshtim me rregulloren ka kërkuar te kaloj ne anën tjetër te rrugës për te hyre ne nje rruge dytësore. Ne kete moment është përplasur me mjetin me targe AA 650 CA qe vinte nga Maliqi ne drejtim te Korçës.