http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pritshmëritë që ka biznesi për vitin 2015-të janë pozitive, edhe pse deklarohet hapur se rritja e barrës fiskale do të reduktojë fitimet, gjë e cila ul investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Në një intervistë për Vizion Plus kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford thotë se çdo gjë do të varet nga rritja e konsumit dhe investimeve të huaja. Crowford i bën thirrje qeverisë që nëse nuk arrihet që këtë vit të ketë rritje ekonomike, të ndërmarrë reformë në uljen e taksave. Duke bërë një krahasim të çmimit të naftës në Shqipëri dhe në SHBA, kreu i Dhomës Amerikane thotë se fajin kryesor këtu e kanë taskat e shumta që i janë ngarkuar produktit të karburanteve. Dhoma Amerikane e sheh si të domosdoshëm plotësimin e vendeve të mbetura bosh në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe zgjedhjen e Guvernatorit, pasi shumë projekte biznesi kanë mbetur peng për shkak të situatës së krijuar në Bankën Qëndrore. Sfida që bizneset thonë se ka këtë vit ekonomia është lufta ndaj informalitetit. Dhoma amerikane kundërshton që barrën e taksave ta paguajë vetëm një numër i caktuar sipërmarrësish.