http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
As qytetaret dhe as bizneset nuk do te mund te marrin leje ndertimi ne bashkite dhe komunat e vendit, edhe pse Gjykata Kushtetuese rrezoi vendimin e Keshillit Kombetar te territorit qe i bllokonte plotesisht ato. Sipas Bashkise se Tiranes ka nje boshllëk ligjor, i cili krijohet nga fakti se qeveria nuk ka bere gati aktet nenligjore te ligjit te ri per planifikimin e territorit, qe ka hyre ne fuqi ne tetor te 2014. ky fakt e le situaten e ndertimit serish te bllokuar. Edhe pse Keshillli i Territorit u tërhoq nga vendimi i tij per te bllokuar cdo leje, duke e zhbllokuar pjeserisht situaten vetem per banesat individuale, situata eshte e ngjashme. As ata nuk mund te perfitojne per shkak te vakumit ligjor. Këshilli i Territorit mori vendim ne Gusht te 2014 per te bllokuar dhenine e lejeve te ndertimit nga pushteti lokal, me argumentin se kreret e njesive abuzojne duke demtuar territorin. por ky vendim u konsiderua antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Me nje vendim te dyte KKRRTSH lejoi ndertimet private, por edhe keto nuk mund te realizohen.