http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia nuk përjashton mundësinë e njohjes se pavarësisë se Kosovës. Deklarata vjen nga shefja e zyrës diplomatike greke në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou. Gjate nje ligjërate mbajtur përpara studenteve te ?Universitetit AAB? ne Prishtine ambasadorja u shpreh se ndonëse nuk eshte marre nje vendim pozitiv, mundësia e njohjes nuk përjashtohet. ?Kjo është pikë që duhet ta kemi si referencë. Në mesin e pesë vendeve anëtare të BE-së, ne jemi më fleksibil?, tha Athanasiadou. Sipas saj, Greqia ka dhëne nje kontribut te rëndësishëm per gjetjen e kompromiseve per anëtarësimin e Kosoves në shumë organizata dhe institucione te rëndësishme ndërkombëtare si FMN, apo BERZH dhe ka përkrahur perspektiven euro-atlantike te vendit. Ambasadorja nuk sqaroi se cfare e pengon Greqine ne njohjen e Kosoves, por shtoi se ne nje moment te duhur politik Athina do te marre vendimin e duhur.