Vlorë, parandalohet atentati - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas parandalimit të një atentati në Tiranë, ku u arrestua një person nga Vlora, një tjetër sulm kriminal është parandaluar në qytetin bregdetar. Blutë e Vlorës, kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave mëngjesin e të premtes, të cilët mendohet se kishin planifikuar një vrasje. Të prangosurit janë Anxhelo Sado 34-vjeç dhe Elidon Selamaj 30-vjeç, që të dy nga qyteti bregdetar. Nga veprimet e deritanishme dyshohet se të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin planifikuar për të kryer krim dhe gjatë momentit që do të ekzekutonin planin e tyre kriminal, njëri prej tyre dhe pikërisht shtetasi Anxhelo Sade, është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë me armën e zjarrit tip automatik. Axhelo Sade është një emër i njohur për policinë, pasi shtatë vjet më parë ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy persona. Për këtë veprim ai është dënuar nga gjykata me gjatë vjet burg. Ndërsa për shkon e tij Elidon Selamaj nuk ka ende të dhëna. Aksioni blic i policisë së Vlorës është finalizuar me sekuestrimin e një arsenali armësh, mes të cilave shotgan, kallashnikov pistoleta si dhe municione. Ato u gjetën në katin e dytë të një pallati në ndërtim. Po ashtu, policia sekuestroi maska, një pistoletë paralizuese, jelek antiplumb dhe dy targa makinash. Ende nuk dihet se cili ka qene objektivi i atentatit të planifikuar.

Free Traffic Exchange