PD-PS, replika për drogën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i policisë për shkatërrimin e laboratorit te drogës ne Elbasan është bere shkak per replika mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Akuzave te artikuluara nga demokrati Luçiano Boçi, se ekzistenca e këtij laboratori është shenje e shndërrimit te Shqipërisë në një Kolumbi të drogës, iu është kundërpërgjigjur Besnik Bare nga selia e PS, sipas te cilit opozita duhet te mbështesë aksionet e suksesshme te qeverise. Luçiano Boçi: Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët? A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste? A janë krerët e kësaj bande të lidhur me zyrtarët e lartë të partisë në pushtet dhe sponsorizues edhe në qëndrimet jashtë të funksionarëve të lartë, si përshembull në Bruksel? A janë drejtuesit kryesorë të këtij grupimi kushërinj të afërt të ish-deputetit socialist, sot zëvendësministër i Ramës?Besnik Bare: Pyetja nuk është pse policia arriti me sukses të arrestonte dhe sekuestronte një laborator sekret droge. Pyetja është pse gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD një laborator i hapur, në natyrë, drogë, që nuk ishte mister për askënd, u la në liri të plotë.Ndaj, përveç debateve politike të cilat edhe pse të tepruara janë deridiku normale, të paktën në suksesin e policisë le të jemi të bashkuar pasi lufta ndaj drogës dhe krimit nuk duhet të ketë ngjyrime politike. Edhe nje dite me pare, opozita hodhi dyshime se pjese e këtij grupi kriminal janë edhe financues te fushatës se Partisë Socialiste.

Free Traffic Exchange