http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sesioni i ri i Kuvendit duket se ka filluar me konsensus, pasi ne konferencën e kryetareve mazhoranca dhe opozita kane arritur te gjejnë gjuhen e përbashkët per kalendarin e punimeve te kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, ka sqaruar edhe dy nismat e reja te opozitës qe kane lidhje me zbatimin e rezolutës konsensuale te miratuar ne 24 dhjetorin e viti te kaluar. Por demokratet kane shprehur rezerva ne lidhje me ndryshimin qe mazhoranca i beri e vetme rregullores se kuvendit duke kufizuar te drejtën e deputeteve per te qene pjese e vetëm nje komisioni. Tashme qe PD eshte kthyer ne Parlament, Paloka ka konfirmuar se do te behet pjese e komisioneve hetimore qe mazhoranca i ngriti ne përputhje me kërkesat e opozitës ne mënyre qe deputetet demokrate t?i jepnin fund bojkotit.