Gjyqi ndaj mjekut italian, akuzohet për mjekim te gabuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
27-vjeçari Luka Olivoto, prej dy vitesh nuk jeton me. Ai humbi jetën ne një klinike private ne Shqipëri, pas kurës me sode buke qe mori për trajtimin e kancerit nga mjeku italian Tullio Simoncini. Tashme çështja është duke u gjykuar ne gjykatën shqiptare ku sot u paraqiten per te dëshmuar motra dhe nena e 27- vjeçarit. Ato kane treguar se si janë njohur nëpërmjet internetit me mjekun italian, te cilin e akuzojnë direkt për vdekjen e Lukas e cila u pasua nga një tjetër tragjedi me humbjen e jetës edhe te babait te tij, si pasoje e një ataku kardiak. Nena e 27-vjeçarit thotë se mjeku Simoncini ishte një përfitues, të cilit nuk i interesonte shërimi i djalit të saj. Sipas saj, mjeku nuk ka pasur në interes kurimin e djalit, por thjesht marrjen e parave. Rasti po hetohet edhe nga Prokuroria e Romes, ndërkohe qe Simoncini vazhdon te jete ne gjendje te lire.

Free Traffic Exchange