http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto foto tregojnë makinën e gruas së kryebashkiakut të Pogradecit Artan Shkëmbi, pas zjarrit që e përfshiu automjetin rreth orës 03.00 të mëngjesit të sotëm. Në pak minuta, minuta makina tip ?Citroen? e përshirë nga flakët është djegur tërësisht. Ngjarja që dyshohet se është një kërcënim për kryetarin e bashkisë, ka ndodhur para pallatit, në katin e dytë të të cilit banon familja Shkëmbi. Automjeti ishte i parkuar si çdo nate, kur persona te panjohur dyshohet ti kenë vene flakën. Zjarri ka provokuar edhe një shpërthim. Banorët e alarmuar kanë dalë jashtë dhe ndërkohë kanë njoftuar policinë. Dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme, e që lidhet me detyrën e Artan Shkëmbit si kryebashkiak. Kjo pasi pak muaj më parë, makina e tij është sulmuar me mjete të forta nga një person, duke i thyer xhamin e parë.Që nga ajo kohë kryebashkiaku nuk e parkoi më makinën e tij para shtëpisë. Gruaja e tij është mësuese në gjimnaz e po ashtu ajo administron një shkolle private në Pogradec. Por sipas policisë, ajo nuk ka patur konflikte në punën e saj. Ndërsa kanë mbledhur dëshmitë, hetuesit dyshojnë se shpërthimi mund të ketë ardhur edhe nga vendosja e një lende plasëse brenda mjetit. Makina është marrë për t?u analizuar nga ekspertët, ndërsa vetë Artan Shkëmbit nuk ka pranuar të beje asnjë koment për ngjarjen.