Basha: Qeveria Rama - Meta si ajo e Stalinit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Shkodra kryetari Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar sërish qeverinë për protesta masive duke e cilësuar atë po aq te rrezikshme sa ajo e Stalinit.?Ora e kurajos civile ka ardhur sërish miqtë e mi. Një shtatore të re, njësoj të mënxyrshme po tenton të vendosë qeveria dhe dyshja Rama-Meta, në Shkodër e kudo. Eshtë po aq e rrezikshme sa ajo e Stalinit. Eshtë instalimi i qeverisjes më të inkriminuar, është instalimi i qeverisjes me banditë. Nuk ka rrezik më të madh për lirinë, për një demokraci e qytetërim si i juaji, si i joni, si i Shkodrës, se sa lidhja e politikës me krimin, promovimi i krimit, kthimi i krimit në model?.Në vijim të akuzave të tij ndaj qeverisë Basha theksoi se opozita nuk do te dorëzohet kurrë se denoncuarin korrupsionin dhe inkriminimin e kësaj qeverie. Lideri i opozitës mori pjese ceremoninë përkujtimore te 25 vjetorit të demonstratës së heshtur kundër regjimit komunist në 1990.14 janari si vepër e kurajës qytetare është një pasuri e madhe e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, një pasuri e madhe e demokracisë sonë u shpreh Lulzim Basha.