Tahiri - Alfano, taskë forcë për terrorizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër terrorizmit dhe shkëmbimi i informacioneve mes Italisë dhe Shqipërisë ka çuar në ngritjen e grupeve të përbashkëta të hetimit. Pas takimit me homologun Italian Angelino Alfano gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se grupi i përbashkët i hetimit që nis si një iniciativë mes dy vendeve është i hapur edhe për vendet e tjera.Sajmir Tahiri thekson:?Sot adresuam një çështje që është prioritare për ne dhe rajonin. Luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Ngjarjet në Paris shpresoj ta kenë sjellë në qendër të vëmendjes çështjen e bashkëpunimit mes nesh në nivel dy palesh, por edhe me BE për të adresuar të gjithë bashkë luftën kundër terrorizmit.Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Brendshëm i Italisë, i cili tha se do bashkëpunojë me Shqipërinë për të luftuar terrorizmin. Ministri italian theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, në grupet e përbashkëta për të bërë të mundur siç tha ai që të thahet deti i heshtjes dhe injorancës ku notojnë terroristët.Angelino Alfano thekson:Jam këtu për të punuar së bashku me qeverinë shqiptare kundër luftës ndaj terrorizmit, kryesisht me natyrë fetare, për të parandaluar luftëtarët e huaj në pjesëmarrjen e këtyre luftërave që nuk janë tonat. Të dielën isha në Paris në marshimin e unitetit, dhe këtu jam për të theksuar synimin tonë për të bashkëpunuar në luftën ndaj terrorizmit dhe për të theksuar se Shqipëria është një partner strategjik kundër terrorizmit. Një partner që jo vetëm duhet të njihet nga Europa por duhet të përfshihet në këtë luftë të përbashkët. Ky është një bashkëpunim dypalësh ku edhe vende të tjera janë të ftuara të bëhen pjesë, por ne nisemi nga ky bashkëpunim dhe sigurisht kjo Task-Forcë do të bëjë që të thahet ai det i injorancës dhe heshtjes mbi të cilën lundron terrorizmi. Dhe ne këtë det do ta thyejmë përmes shkëmbimit të informacionit në kohë reale.Ministri italian tha se qeveria e vendit të tij është e gatshme të ndryshojë kuadrin ligjor si dhe të ndihmojë Shqipërinë për të luftuar edhe rrjetet e internetit ku operojnë grupet terroriste që çojnë më pas në rekrutimin e luftëtarëve.

Free Traffic Exchange