http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja ligjore e opozitës kundër hartës se re territoriale ka marre nje tjeter goditje nga Kolegji Zgjedhor, pas rrëzimit qe Gjykata Kushtetuese i beri ankimit te demokrateve kundër ndarjes me 61 bashki. Kolegji ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke rrezuar vendimin e KQZ ne fillese te procesit per organizimin e referendumeve lokale. Trupa me 5 gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor, ka rrezuar vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe miratoi kërkesat e komiteteve nismëtare te 130 njësive vendore duke i pajisur ato me formularët per mbledhjen e firmave për Referendum. Gjate seancës gjyqësore, Partia Socialiste këmbënguli se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te kishte shqyrtuar ne themel çështjen dhe jo vetëm plotësimin e kritereve ligjore. Ndërkohe qe juristet e Partisë Demokratike mbrojtën vendimin e KQZ duke theksuar se çështjen ne themel, e shqyrton Gjykata Kushtetuese dhe jo KQZ. Megjithatë sipas Partisë Demokratike ky vendim i kolegjit zgjedhor nuk i jep fund procesit te mbajtjes se referendumeve. Por nga ana tjetër, juristet e Partisë Socialiste mendojnë se me këtë vendim te Kolegjit Zgjedhor historia e Referendumeve ka marre fund. Tashme mbetet per t?u pare se cili do te jete vendimi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne lidhje me kete çështje; nëse 4 anëtaret do te vendosin te verifikojnë firmat e mbledhura per referendum apo do ti japin fund procesit.