Rilindja e sektorit energjetik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë se arrestimi i atyre që vjedhin energjinë elektrike, dhe ndërprerja e shërbimit për ata që nuk e paguajnë, nuk do të ketë ndalje. Kreu i qeverisë tha se morri fund koha kur çdo gjë bëhej për show përpara mediave dhe dritat iu priteshin të varfërve që nuk mundeshin të jepnin dot ryshfet. Duke folur përpara drejtuesve të lartë të policisë dhe sektorit energjetik, Rama tha se sistemi rrezikonte të binte, pasi në 7 vite arriti të akumulojë 1miliardë dollarë borxhe. Rama tha se nuk ka më Shqipëri informale, ku askush nuk paguante më asgjë. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vrapojnë sa nuk është vonë që të bëjnë aktmarrëveshjet e reja, afati për të cilat është deri në 28 shkurt.Për të gjithë ata të cilët ankohen se nuk marrin shërbimin që u takon, kreu i mazhorancës tha se i mirëkupton. Në fund të fjalimit, kryeministri tha se muajt tetor, nëntor, dhjetor nuk ishin një aksion, por një punë e përditshme e administratës. Në katër vitet e ardhshme qeveria do të bëjë investime gjigante në rrjetin e energjisë elektrike, duke nisur që nga rregullimi i shtyllave të tensionit, vendosja e matësve për të gjithë dhe ndërrimi i atyre të vjetër dhe deri të rregullimi i rrjetit të energjisë në zona problematike siç është jugu i Shqipërisë. Në bilancin e viti që shkoi, u rritën 100 milionë dollarë më shumë të ardhurat në arkën e OSHEE-së dhe pati 744 persona të arrestuar për vjedhje të energjisë, ku 48 prej të cilëve punonjës të vetë kompanisë së shpërndarjes.