http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç nuk i shmangu deklaratat provokuese gjate vizitës ne Kosove, e cila përfshin disa ndalesa. Në njw fshat pranë Gjilanit, ku per here te pare mbërrin nje shef qeverie serbe qe prej vitit 1999, Vuçiç deklaroi se Kosova është djepi i Serbisë dhe se qeveria serbe nuk do ta harroje atë. ?Ne do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune, sa më shumë mirëqenie për serbët?, tha Vuçiç, ndërsa theksoi se Serbia nuk dëshiron që të jetë në konflikt me askënd. Ne dëshirojmë të jetojmë me shqiptarët edhe në 100 vjetët e ardhshëm siç kemi jetuar 100 vjet më parë?, u shpreh kryeministri. Një apel shkoi për banoret serbe qe per asnjë çmim te mos shesin pasuritë e tyre, sepse shitja do të thotë shpërngulje. Kryeministri mori pjese ne përurimin e nje materniteti te ri, ku u beri thirrje serbeve te lindin sa me shume fëmijë. Vuçiç e mbylli fjalimin me thirrjen ?Rroftë Serbia? te shoqëruar me duartrokitje. Por ndryshe nga serbet, shqiptaret e Pasjanit nuk i rezervuan te njëjtën pritje. Nje grup te rinjsh bllokuan rrugen ne shenje kundërshtimi ndaj vizitës dhe mbanin ne duar parrullat, ku shkruhej se kryeministri serb së pari duket të kërkojë falje për atë që ka bërë Serbia në Kosovë. Ndërsa ne Gracanice rrugët ishin mbuluar me flamujt e Serbisë, nje grup të rinjsh kosovarë hodhën parulla, ku e akuzonin Vuçiç për krime lufte. Ne Mitrovice, një billbord me foton e kryeministrit serb është dëmtuar. Kryeministri serb i shoqëruar nga disa ministra te kabinetit vijon vizitën ne Kosove, gjate se ciles do te takohet me krere lokale ne Shterpce dhe Gracanice.