http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht vendimit te opozitës për te bojkotuar apo jo zgjedhjet per pushtetin vendor, mazhoranca shprehet e angazhuar qe se bashku me institucionet përkatëse, ne respekt te detyrimit te kushtetues, te organizoje siç duhet këtë proces dhe t?i garantoje kujtdo pjesëmarrjen, qofshin këto edhe organizatat jo qeveritare. Kryeparlamentari Meta komentoi ne ?30 minuta? edhe vendimin e Presidentit te Republikës për te rrezuar ndryshimet ne ligjin per Gjykatën e Larte. Duke i?u referuar nevojës për një riformatim te KQZ, Meta e konsideroi këtë një çështje thellësisht teknike. Kryeparlamentari Meta beri komentet e tij edhe mbi nje foto te bashkëshortes se tij Monika Kryemadhi te publikuar pak kohe me pare ne rrjetet sociale nga kryeministri Rama, mbi te cilen mediat aluduan se lidhej me nje kandidim te mundshëm per Bashkinë e kryeqytetit.