Ato janë tre akrobate në një shtëpi. Fitnetja, Klaudja dhe Era Duro. Dy breza artistesh, të cilat nuk i bashkon vetëm gjaku, por dhe tenda e madhe e akrobacive. Të treja, çdo ditë dalin nga shtëpia për t?iu drejtuar ambienteve të Cirkut të Tiranës, ku kalojnë pjesën më të madhe të kohës.