Abuzimi me sigurimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish- Zëvendësministri i Financave për 4 vite dhe deputeti i Komisionit të Ekonomisë Sherefedin Shehu i konsideron akuzat e kryeministrit dhe Ministrit të Mirëqenies Sociale Veliaj për abuzime nga shteti me kontributet e sigurimeve shoqërore, të pavërteta. Shehu argumenton se nuk është e mundur që 1600 institucione shtetërore të kenë mashtruar për tetë vite. Ai shton se në momentin që dega e thesarit hedh pagën e një punonjësi nuk e kryen atë veprim pa faturën e kontributeve shoqërore. Shehu thotë se Rama dhe Veliaj flasin për abuzime në numër të madh rreth 250 mijë punonjës, por në fakt në kohën e demokratëve numri gjithsej i të punësuarve në shtet ka qenë 87 mijë. E gjithë kjo situatë, sipas Partisë Demokratike bëhet për të sfumuar hyrjen në fuqi të skemës së re të pensioneve dhe pensionit social, i cili në fakt çon më pak para për pensionistët. shehu thotë se nga 125 mijë lekë të vjetra që ishte pensioni minimal, tashmë pensioni social është vetëm 67 mijë lekë.