Mashtrimi me apartamentet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 7

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka mashtruar se paku 36 persona, te cilët kane blere apartamente dhe dyqane ne zonën e Qesarakut ne Linze. Por me pas kane rezultuar se këto prona u janë shitur dy ose me shume personave te tjerë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim administratorin e shoqërisë se ndërtimit ?Dini2009? Hajdin Zyberaj, i cili do te gjykohet per veprën penale te mashtrimit ndaj shume personave me pasoja te renda, akuze qe rrezikon nga gjobe deri ne 20 vite burg. Por rasti i Zyberajt nuk është i veçuar, zëvendësprokurorja e Tiranës Ida Ahmetlia, ne nje interviste per Vizion Plus, thotë se vetëm gjate vitit te kaluar Prokuroria e Tiranës ka dërguar per gjykim rreth 120 te akuzuar per mashtrim. Sipas Ahmetliut vëmendje i është kushtuar marrjes ne përgjegjësi penale te personave juridike ne rastet kur janë përdorur si pjese e mekanizimit te mashtrimit. Ndërkohë qe krahas procesit penal, vete qytetaret duhet t?i drejtohen Gjykatës për padi civile per te mare mbrapsht demin e shkaktuar. Mashtrimet ne fushën e ndërtimit kane qene një nga problemet e evidentuara edhe nga vete kreu i akuzës, i cili u ka kërkuar te gjithë prokurorive ne rrethe t?i kushtojnë vëmendje kësaj vepre penale si pasoje e te cilës shume qytetare kane humbur pothuajse gjithë kursimet e jetës.