http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zëvendëskryeministri kosovar qe mban njëherazi edhe postin e ministrit te Jashtëm, Hashim Thaçi e ka konsideruar normale dhe te zakonshme vizitën qe do te zhvilloje nesër ne Kosove, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. Ai theksoi se vizita do te jete e karakterit humanitar dhe fetar, si vizita që ndodhin në rajon, ne funksion te bashkëpunimit, të fqinjësisë, mesazhit evropian dhe atij euroatlantik. Ndërkaq, numri dy i qeverise kosovare mori pjese në një forum të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare ne Tirane, ku vlerësoi rendesine e dialogut me Serbine, si nje proces delikat, por i rëndësishëm. ?Procesi i fqinjësisë se mire është i vështirë, por marrëveshja e Brukselit është e rëndësishme, edhe per rajonin sepse ne çdo rajon ka nga nje Mitrovice?. Thaci renditi arritjet per konsolidimin e institucioneve te shtetit te ri te Kosovës, qe numëron 108 njohje ndërkombëtare, dhe përmendi si objektiv kryesor integrimin e vendit ne Bashkimin Europian.