“Piramida” me sigurimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e bere me pare nga ministri Erjon Veliaj ka ngjallur debat mes eksperteve te ekonomisë. Ish-ministri i financave Arben Malaj si dhe eksperti Zef Preçi jane te mendimit se nje fenomen i tille mund te kete ndodhur vetem per punonjësit me kontrate ne administratën publike, por jo per te tjeret. Sipas tyre, ky fenomen, nisi ne privat edhe ne administrate publike ka përmasat e nje krimi qe duhet te hetohet per te zbuluar borxhin e real si dhe përgjegjësit. E nese puna ne te zeze është nje fenomen i cili po gërryen financat publike e konkretisht skemën e pensioneve, sipas eksperteve pagesa e kontributeve ne shtet eshte nje procedure e cila nuk mund te devijohet.Informaliteti ne tregun e punës eshte ne përmasa te larta. Ky fakt del edhe nga raportet e kontrollit te larte te shtetit. Me i fundit i cili i referohet viti 2013, rezulton per detyrime te papaguara ndaj ISSH ne masen rreth 2 mld leke. Kjo shifër e çon stokun e borxhit te përgjithshëm ndaj sigurimeve ne masën 10 miliard leke.

Free Traffic Exchange