Strazimiri: U kërcënova me jetë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti demokrat Gent Strazimiri është paraqitur sot vete ne Gjykatën e Larte ku ka dhëne versionin e tij për ngjarjen e 10 korrikut, te vitit te kaluar ne ambientet e parlamentit, ku ai u qellua nga dy koleget e tij. Gjate dëshmisë para pesëshes gjykuese, deputeti demokrat, tha se përveçse është qëlluar fizikisht nga dy koleget socialist, ai edhe është kërcënuar prej tyre me jete. Te njëjtin qëndrim Strazimiri mbajti edhe pas daljes nga Gjykata, ku kërkoi dekriminalizmin e Parlamentit. Por dëshmia e dhëne ne Gjykate nga Strazimiri, është kundërshtuar nga dy deputet Ndoka e Ndreu. Sipas deputetit Pjerin Ndreu deklarimet e Strazimirit janë te pavërteta. Ne seancën e sotme, dëshmoi edhe deputeti Genc Pollo, sipas te cilit te gjithë e dine se çfarë ndodhi pak muaj me pare. Gjykata kishte thirrur per te pyetur edhe një prej gardisteve qe ishte ndodhur ne momentin e ngjarjes. Ai deklaroi se ishte duke e vëzhguar nga larg situatën dhe kishte pare deputetin Ndoka qe kishte tërhequr nga kafja Strazimirin, por ky i fundit i kishte dhëne diçka te cilën ai nuk ishte ne gjendje ta riprodhonte. Ne seancën e radhës, pritet te merret edhe dëshmia e disa deputeteve te tjerë.

Free Traffic Exchange