Vlorë, plagosen dy vëllezër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy vëllezër Resmi dhe Dane Torraj kanë mbetur të plagosur gjatë një grabitjeje në fshatin Llakatund të Vlorës rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme. Dy persona të armatosur e të maskuar kanë hyrë në banesë për të grabitur, por plani i tyre nuk u realizua pasi njëri prej vëllezërve ka pikasur se diçka e çuditshme po ndodhte. Resmi Torrja, tashmë jashtë rrezikut për jetën tregon me detaje se si ndodhi ngjarja.I plagosuri Resmi Torraj pohon se është kthyer nga Greqia përpara dy vjetësh, ndërsa vëllai i tij është kthyer një muaj me pare. Pas sulmit, autorët kanë mundur të largohen menjëherë, ndërsa identiteti i tyre ende nuk është mësuar. Gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja në banese gjendeshin 2 fëmijët e Danes, dhe prindërit e të plagosurve.