Veri-juglindje, kthehet bora - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas disa ditëve qe shënuan ngritje te temperaturave, reshjet e dëborës janë rikthyer në veri dhe juglindje të vendit. Pesë janë qarqet më problematike, ku qarkullimi i automjeteve është shumë bërë sërish i vështirë. Qarku i Dibrës, Kukësit, Shkodrës, Lezhës dhe Korçës po përballen me dëborën qe bie pareshtura si dhe me ngricat. Në një pjesë të mirë të akseve rrugore kalimi bëhet me zinxhir. Në zonat fushore të Shkodrës ka patur reshje shiu dhe furtune me erëra te fuqishme, të cilat kanë rrëzuar edhe pemët. Moti i heq me stuhi dëbore ka krijuar vështirësi edhe në Rrugën e Kombit. Në disa pjesë ka patur rënie të gurëve nga mali, ndërsa pranë tunelit dëbora arrin deri në 10 centimetra. Juglindja ka shënuar sërish temperatura shumë të ulëta, ndaj dhe aty problemet janë krijuar nga ngrica. Në Korçë po hidhet kripë ne rrugët kryesore. Autoriteti rrugor bën të ditur ndërkohë se në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër nuk ka probleme me qarkullimin

Free Traffic Exchange