http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e shtetit ka vijuar operacionin e gjerë për kontrollin e territorit dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale. Superoperacioni nisi mbrëmjen e së premtes nga Policia e Shtetit në të gjithë vendin. Disa qindra efektivë, mes të cilëve Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat RENEA në bashkëpunim me Drejtoritë e policisë në të gjithë qarqet e vendit zbritën në rrugë për kontrolle. Nga operacioni deri më tani janë arrestuar 12 persona, nga te cilët 5 për armëmbajtje pa leje, 2 për armë të ftohta dhe 3 për shkelje rrugore, si dhe janë ndaluar 2 persona në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Sipas policisë në 3 raste janë kapur armë dhe municione pa leje. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 800 fishek 10 kapsolla detonatorë 1.7 kg ZHIVE, dhe një rast me 83 kapsolla detonatorë me fitila të gatshëm për të kryer plasje ku është arrestuar në flagrancë 1 autor. Gjithashtu janë kontrolluar 235 ambiente, kryesisht lokale, klube nate dhe salla lojërash fati, si dhe 1.345 automjete, shumë prej të cilave janë bllokuar për mungesë dokumentacioni. Operacioni i Policisë së Shtetit vjen pak ditë pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në Tiranë, ku një person mbeti i vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në dy atentate me armë zjarri.