http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka dhënë shembullin e saj të harmonisë fetare në botë. Në marshimin e Parisit, krerët e katër komuniteteve fetare në Shqipëri kanë parakaluar përkrah me njëri-tjetrin, duke dhënë mesazhin e bashkëjetesës fetare. Ata janë pritur me ovacione nga qytetarët francez. Më herët delegacioni shqiptar, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrat Bushati e Veliaj, kanë kryer homazhe para ambienteve te revistës satirike, ku humben jetën 12 vete, mes te cilëve gazetare, karikaturistë dhe police. Ata kane vendosur kurora me lule me mbishkrimin ?Nderim për gazetaret qe u vranë për liri?. Pas homazheve, kryeministri shqiptar është pritur nga presidenti Fransua Hollande, te cilit i ka shprehur ngushëllime.