Ndryshime në ligjin për vendorët dhe KQZ-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Puna e Parlamentit ne fillim te këtij sesioni jave do te fokusohet tek përgatitja e kuadrit ligjor qe zgjedhjet e 21 qershorit te zhvillohen ne baze te hartës se re territoriale me 61 bashki. Ministri për çështjet vendore Bledi Çuçi sqaron se tashme ne kuvend kane mbërritur ndryshimet ne ligjin organik për pushtetin vendor qe do te rregullojnë funksionimin e tij ne baze te ndarjes se re por edhe ndryshimet e kodit elektoral qe serish përshtatin ligjin zgjedhor me ndarjen e re. 19 janari kur fillon sesioni i ri i Kuvendit sipas Çuçit do te shënoje edhe rregullimin e situatës ne KQZ, e cila prej prillit te 2013 funksionon vetëm me 4 anëtare. Por edhe pse kryetarja e KQZ, Lefterije Lleshi do te vazhdoje te drejtoje KQZ maxhoranca është e vendosur te marre shumicën ne kete institucion. Burime pranë Partisë Socialiste bëjnë te ditur se nje prej rrugëve per te marre 4 anëtaret e KQZ është te zhbëhet vendimi i parlamentit për shkarkimin e Ilirjan Muhos si anëtar i KQZ pasi per shumicën aktuale ky vendim i marre nga Parlamenti ne prillin e 2013 është i paligjshëm. Me zëvendësimin e Klement Zgurit me Ilirjan Muhon ne KQZ, PS do te Plotësoje 2 vendet vakante te krijuara nga dorëheqja e Denar Bibes dhe Albana Shtylles; ndërkohë qe ende nuk dihet nëse anëtari i trete do ti jepet partisë se Vangjel Dules apo aleatit tjetër te socialisteve Mark Frrokut. Ne këtë mënyre edhe pse koalicioni qeverisës nuk do te ketë drejtimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ai do te ketë 4 vota dhe do te kontrolloje rrjedhimisht te gjitha vendimet.