http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Posta Shqiptare ka hedhur poshtë te gjitha aludimet lidhur me pagesat e energjisë elektrike, duke i quajtur ato spekulative dhe te një kohe me te hershme. Ndërkohë, drejtori i postes deklaroi se janë marre masat për çdo punonjës abuziv, një pjese e te cilëve janë dërguar për ndjekje penale. Ndërsa lidhur me kamatëvonesat për te gjitha rastet kur shume qytetare rezultojnë debitorë, kreu Lazimi fajësoi ish-kompaninë CEZ, për mos hedhjen ne sistem te arkëtimeve te bera nga Posta Shqiptare. Posta Shqiptare i kërkoi OSHE qe te beje te mundur nje rakordim me te mire mes tyre, për te zgjidhur përfundimisht çështjen e kamatëvonesave.