ROS merr në ruajtje Bashën dhe Ademin - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 0

Ministria e Brendshme ka shtuar mbrojtjen ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetes së kësaj partie, Voltana Ademi. Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë se kërkesën për mbrojtje e kanë bërë ata, por kjo mohohet nga Ministria e Brendshme, që sqaron se kërkesa është bërë nga shefi i grupit të shoqërimit të zotit Basha.