Niko Peleshi inspekton vijen liqenore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas prishjes se 21 objekteve përgjatë vijës liqenore Lin - Huidenisht, pjesë e projektit për rehabilitimin e bregut të Liqenit të Pogradecit, Zv/kryeministri Niko Peleshi ka inspektuar këtë të shtunë nga afër punimet në këtë zonë. Por një tjetër problem për këtë segment është heqja e inerteve, e cila këtë herë është marrë përsipër nga vetë INUK ne bashkëpunim me forcat e ushtrisë. Prefektit i Korçës Ardit Konomi shpjegon se me një fond prej 2 milion dollarësh krahas shëtitores është menduar që ky breg liqenor të kthehet ne një sipërfaqes te gjelbër. Rehabilitimi i vijës liqenore Lin - Pogradec është pjesë e programit të ndërmarrë nga qeveria për transformimin e qyteteve dhe zonave me potencial turistik. Projekti është menduar te ketë një korsi për biçikleta, por dhe disa pika te informacionit turistik për vendas e te huaj. E gjithë kjo faze rehabilituese mendohet te mbyllet ne pranverën e vitit tjetër,duke rikthyer përfundimisht zonën ne mjedis te mbrojtur natyror.

Free Traffic Exchange