Islami pa lidhje me radikalizmin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet e ndodhura ditët e fundit në Francë nuk kanë lidhje me muslimanin dhe fenë islame, ky është qëndrimi që Kreu i Komunitetit Musliman në Shqipëri Skënder Bruçaj ka dhënë në një intervsitë ekskluzive për Vizion Plus. I pyetur nga gazetari Arsen Hoxha, Bruçaj shprehet se në asnjë lloj mënyre feja islame nuk pranon vetëgjyqësinë siç kanë bërë personat të cilët kanë vrarë punojësit e revistës Charlie Hebdo. Ai e konkretizon me një shembull të profetit Muhamed. Megjithatë Bruçaj thotë se karikaturat e bëra nga shumë media, jo vetëm revista franceze që u bë pre e sulmit, shkelin rëndë etikën profesionale dhe ofendojnë miliona besimtarë. Për komunitetin musliman këtu, radikalizmat nuk kanë lidhje me islamin por janë një luftë ku feja përdoret për të marrë më shumë pushtet. Skënder Bruçja nuk mohon edhe një tendecë që ka Europa për ta lidhur çdo ngjarje të tillë me fenë islame. Komuniteti musliman u drejtohet besimtarëve që feja duhet të promovojë gjithnjë tolerancën dhe bashkëjetësen.