PD: Shullazi kërcënoi Lulzim Bashën - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-28 2

Partia Demokratike, jo vetëm nuk ka hequr dorë nga akuzat për lidhje të Kryeministrit Edi Rama me Emiljano Shullazin, por i rëndoi këto akuza, kur nëpërmjet disa pyetjeve që ngriti për Kryeministrin, bëri të ditur se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë mesazhe kërcënuese nga Emiljano Shullazi.