http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia dhe prokuroria kane ngritur dyshime te forta se atentati ndaj Emiliano Shullazit është kryer nga nje person i skeduar dhe i shpallur ne kerkim. Edhe pse nuk jepen detaje mbi identitetin e tij ajo çka pohohet nga grupi hetimor është se identiteti i personit te dyshuar që ka lidhje me atentatin e Qafë Kasharit i është shpërndare te gjitha patrullave policore si dhe agjenteve ne terren. Një tjetër element i rëndësishëm per hetimin e 2 atentateve te 5 janarit ne Qafe Kashar dhe ne Rrugen e Kavajës jane dhe përgjimet telefonike. Nje rreth i gjere personash te njohur me protagonistet e dy ngjarjeve janë vene ne përgjim, ndërsa kompanitë e telefonive celulare i kanë dorëzuar hetuesve te zbardhura tabulatet telefonike te personave ndaj te cilëve u ndërmorën 2 atentatet. Policia e Tiranës ka deklaruar se nuk ka ende prova dhe fakte qe te vërtetojnë se atentatet ndaj Emiliano Shullazit dhe mikut te tij Pajtim Serjani kane lidhje mes tyre. Per dy ngjarjet te cilat u shënuan ne nje hark kohor prej 10 minutash nga njëra - tjetra, policia ka nën arrest dhe nën akuzë vetëm policin e forcave operacionale Roland Meta i cili akuzohet per vrasje me dashje te Artur Bazes.