http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka deklaruar se lideri i opozitës Lulzim Basha është kërcënuar nga Emiljano Shullazi, njeriu i përfshire ne përplasjen e bandave mbrëmjen e se hënës. Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani ka bere publik kete fakt duke bere përgjegjës drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama.?Cila është marrëveshja që ke ti z.Rama me Emiliano Shullazin?A e lirove ti atë nga burgu, për të shërbyer porositë e tua politike, kërcënimet ndaj opozitës?A e lirove ti Shullazin, që të kërcënojë kryetarin e opozitës sic edhe ai veproi pak orë pasi doli nga ambjentet e policisë? Je sot z.Rama përballë këtyre pyetjeve, që janë padyshim jo vetëm akuzat por edhe provat për lidhjen organike që ti ke me këtë bandë?.Por ashtu si ne rastin e Edi Palokes, kryeministri ka reaguar ne te njëjtën mënyre, duke lajmëruar se do te padisë per shpifje edhe sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani.?Kryeministri Edi Rama i siguron që të gjithë se një provë e vetme e kësaj natyre, mjafton që ai të tërhiqet nga detyra e nga politika dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë. Por nga ana tjetër, Kryeministri i Shqipërisë është i vendosur të përballet deri në fund me mjetet e ligjit, kundër kësaj politike të rrezikshme që synon kriminalizimin e politikës në sytë e shqiptarëve dhe më keq akoma, synon të përdorë krimin për interesa mjaft të errëta dhe kërcënuese për shoqërinë.Sipas njoftimit te zyres se shtypit prane kryeministrit akuzat e opozites jane vetem shprehje inkurajuese e faktit se po tronditen themele të forta të bashkëpunimit të vjetër mes politikës e krimit?.