Universiteti i Arteve, fushata e fondeve për pianon - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përpjekja për te pasur një piano koncertale ne Universitin e Arteve vazhdon me fushatën e mbledhjes se fondeve. Deri me tani kësaj nisme i janë bashkuar 181 persona, mes tyre dhe emra te njohur, si Ermonela Jaho, Inva Mula etje. Interesant është fakti se listës se atyre qe kane kontribuar u janë bashkuar dhe disa pensioniste. Pianoja do te blihet ne Gjermani me nje vlere prej 35 mije eurosh, ndërkohë qe afati i pritjes prej distributorit gjerman per te tërhequr pianon është lënë data 15 janar. Pedagoget e Universitetit te Arteve i bëjnë thirrje edhe Ministrisë se Kulturës qe te behet pjese me kontributin e saj. Ndërkohë është menduar dhe për një poster simbolik ku një piano imagjinare është mbuluar me emrat e atyre qe kane dhuruar ne emër te artit, duke lënë bosh ne forme përqindje pjesën qe ende pritet te plotësohet. Universiteti i arteve aktualisht ka dy piano,nje prej te cilave daton ne vitin 1981, e ajo me funksionalja është kjo piano e Institutit Italian Te Kulturës, per te cilën nevojitet leje per te punuar mbi te.