Partia Demokratike akuzoi sërish kryeministrin se ka ndërtuar alibi për përplasjen e bandave pak ditë më parë në kryeqytet. Ndryshe nga një ditë më parë, Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, ia përmendi sot emrin Emiljano Shullazit, për të cilin tha se Rama ka mbetur që t?i japë vetëm zyrë në qeveri.