Roland Meta mbetet në burg - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Efektivi i policisë Roland Meta, i cili mbeti i plagosur ne ngjarjen e ndodhur dy dite me pare ne rrugën e ?Kavajës?, do te qëndroje ne masën ?arrest me burg? derisa prokuroria te përfundoje hetimet. Ky është vendimi qe ka dhënë Gjykata e Tiranës, pas kërkesës se prokurorisë, e cila ndryshe nga policia qe ngriti ndaj tij akuzën e ?vrasjes ne kushtet e vetëmbrojtjes?, e akuzon efektivin per vrasje me dashje. Masa u komunikua paraditen e se enjtes ne ambientet e një spitali privat, ku efekti ndodhet i shtruar, ndërsa ne argumentimin e tij, organi i akuzës i është referuar nenit 6 të ligjit ?Për armët?, në të cilin thuhet shprehimisht: 1. Punonjësit e policisë apo subjektet e tjera, të cilat përdorin armë zjarri, kanëpërgjegjësi personale, përveç rasteve në të cilat punonjësi është në përbërje të njësisë qëvepron në një operacion policor ose ushtarak, në zbatim të nenit 173, pika 2, tëKushtetutës, dhe kur urdhri i dhënë nga drejtuesi i operacionit për të qëlluar nuk është i kundërligjshëm.2. Punonjësit e Policisë së Shtetit dhe subjektet e tjera, kur përdorin armët ezjarrit në kundërshtim me këtë ligj, përgjigjen penalisht, sipas llojit të veprës penale tëkryer, në përputhje me legjislacionin penal të Republikës së Shqipërisë.Sipas akuzës ngjarja, për të cilën janë ngritur dyshime për efektivin e forcave operacionale ka ndodhur në mbrëmjen e 5 janarit, në rrugën e ?Kavajës? në Tiranë. I dyshuari dhe disa persona të tjerë janë gjendur nën goditjen me armë zjarri nga 42-vjeçari Artur Baze. Fillimisht ka mbetur i plagosur Pajtim Serjani. Ndërsa efektivi Roland Meta, i cili rezulton të mos ketë qenë në shërbim në atë moment, i ka bërë thirrje agresorit ?Ndal Policia? dhe ?Hidhe armën në tokë?. Baze ka tentuar të largohet me vrap në rrugën ?Ismal Alla?, i ndjekur nga efektivi. Gjatë ndjekjes, ndërmjet këtyre dy personave ka pasur shkëmbim zjarri, nga ku ka mbetur i plagosur vete meta. Ndërsa më pas është gjetur i vdekur shtetasi Artur Baze.