Ambasadori francez mesazh për ngjarjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori francez ne Shqipëri Bernard Fitoussi tha se sulmi në gazetën satirike ?Charli Hebdo? ishte një atentat ndaj fjalës së lirë. Në deklaratën e tij pas tragjedisë diplomati francez u shpreh se krimi nuk kishte lidhje me fenë pasi sipas tij vrasësit nuk mund të kenë fe. ?Franca ka ditur te fitoje gjithmonë kundër armiqve te saj kur ajo ka ditur te jete e bashkuar rreth vlerave te saj. Une kundërshtoj fort qe te behet nje lidhje e mundshme fetare me kete krim. Ata janë vrasës nuk jane as myslimane as hebrenj as katolike dhe as mendimtarë te lire jane kriminele pa ligj dhe pa nder?. Pas ngushëllimit të të gjitha familjeve të cilët humbën të afërmit e tyre ambasadori përcolli një mesazh për Europën. ?Dua te shpresoj qe vendi im dhe gjithë Europa te mesojne nga Shqipëria qe ka aftësi te beje te jetojnë ne harmoni republikane te gjithë pjesëtaret kulturore dhe fetare te shoqërisë se saj?. Fitoussi tha se ka marrë mesazhe ngushëllimi nga i gjithë trupi diplomatik por dhe nga institucionet shtetërore ndërkohë që të premten në ambasadën franceze do të hapet libri i ngushëllimeve.