http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Knut Fleckestein është rikthyer serish ne tiranë kete here jo si negociator, por si raporteri i Parlamentit Europian per Shqipërinë. Gjate takimeve me krerët me te larte te shtetit dhe te partive politike social demokrati gjerman është njohur me shqetësimet e palëve duke filluar nga ngecja e reformës ne drejtësi e deri tek shqetësimi i opozitës per lidhjet e qeverise me bandat kriminale. Ka qene kreu i shtetit, i cili ka deklaruar për eurodeputetin se ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike. Presidenti Nishani është ankuar edhe për ndryshimet e fundit ne ligjin per Gjykatën e Larte, te cilin ai ende nuk e ka dekretuar duke i cilësuar ndryshimet si fragmentare e të njëanshme. Ndërkohë qe lideri i opozitës Lulzim Basha është përqendruar tek përplasja e bandave mbrëmjen e se hënës duke theksuar gjate takimit me raporterin per Shqipërinë se dekriminalizimi është i nevojshëm edhe ne kontekstin e ngjarjeve te fundit qe nxorren lidhjet qeveritare me nje bande kriminale. Gjate bisedës me Fleckenstein Basha ka përsëritur qëndrimin e opozitës kundër ndarjes territoriale duke theksuar se nuk do të ketë zgjedhje me këtë hartë. Ndërkohë qe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjate takimit me raporterin e Parlamentit Evropian vlerësoi rikthimin e opozitës në Kuvend gjatë muajit dhjetor dhe nënvizoi vullnetin per bashkëpunim mes partive politike ne shërbim te sfidave te integrimit