http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shfrytëzuar pritjen tradicionale me gazetaret me rastin e festave te fundvitit, per te dënuar aktin terrorist ndaj ?Charlie Hebdo?, si edhe për te nderuar veprën e gazetareve franceze qe mbeten te vrare nga ky sulm.Bujar Nishani thekson:Ne sot, nga kjo sallë në Shqipëri nderojmë me një minutë heshtje kujtimin dhe kontributin e madh që ata dhanë në interes të lirisë së shprehjes, të fjalës, të qytetërimit.Ndërkohë qe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ashtu si dhe presidenti e kryeministri Rama; u ka nisur letra ngushëllimi homologeve te tij franceze Presidentit te Asamblesë Kombëtare te Francës z. Claude Bartolone dhe Presidentit te Senatit Francez z. Gerald Larcher. Meta e ka cilësuar ngjarjen, te shëmtuar e te papranueshme duke theksuar rëndësinë e forcimit te koalicionit ne lufte kundër terrorizmit.