http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga muajt që pritej të kishte inflacionin më të lartë, ose thënë më thjeshtë rritje të çmimeve pasi shtohet konsumi, dhjetori, për habi të të gjithëve ka patur inflacionin më të ulët të shënuar jo vetëm në 2014-ën por në tre vitet e fundit. Inflacioni vjetor i muajit të kaluar është 0.7%. Me aq pak sa ka reflektuar kontributin kryesor te ulja e çmimeve e ka produkti i naftës. Por për Arjan Kadarenë, 50% e shportës së konsumatorit është mall importi, çka tregon se zyrtarisht Shqipëria po preket nga kriza e deflacionit që ka përfshirë Europën prej kohësh. Vendet e zhvilluara perëndimore po vuajnë nga rënia e çmimeve çka tregon se fuqia blerëse është e ulët, dhe për rrjedhojë rritja ekonomike e dobët. Ka më shumë se tre vjet që Banka e Shqipërisë po ul në nivele historike interesin e lekut. Për ish-anëtarin e bordit të Bankës Qëndore një inflacion i ulët tregon një monedhë kombëtare më të fortë e stabël, por pavarësisht kësaj është një lajm i hidhur për ekonominë pasi niveli optimal i inflacionit që vlerësohet për Shqipërinë është 3%.