Tepelenë, në shkolla e kopshte s’ka ngrohje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një kalorifer i vogël është i vetmi mjet ngrohës për fëmijët e një kopshti në Tepelenë. Por ai nuk mjafton për te zbutur te ftohtin, ndaj dhe edukatoret detyrohen t?i mbështjellin te vegjlit me batanije. Rrjeti elektrik i kopshtit është amortizuar dhe drejtoresha thotë se ai nuk e përballon dot ngarkesën në këto ditë të ftohta. Jo vetëm, kopshtet, por edhe shkollat vuajnë të njëjtin problem. Për pasojë, orët e mësimit janë shkurtuar. Edhe prindërit nuk shohin zgjidhje tjetër, veçse t?i marrin më herët fëmijët, për të mos i lënë shumë gjatë në klasat e ftohta.