PD - Rama, përplasje për krimin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për te dytën dite me radhe opozita ka sulmuar qeverinë ne lidhje me përplasjen e bandave mbrëmjen e se hënës. Kryetari i grupit Parlamentar Demokrat Edi Paloka ka kërkuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për këtë ngjarje duke theksuar se banda ka lidhje me qeverinë.Edi Paloka thekson:Vetëm Edi Rama hesht. Rama ka përfituar nga shërbimet e bandës gjatë fushatës zgjedhore, në blerjen, e në marrjen me forcë të votave. Tani, ai po i kthen bandës favoret, duke i ofruar shërbimet e tij. E lejon të vërë gjoba e të terrorizojë biznesmenët e qytetarët. U jep oficerë policie në dispozicion për t?i dhënë siguri dhe mbrojtje. Kujdeset për bandën në çdo drejtim që armët të mos gjenden, provat të mos gjenden, që kreu i saj të mos qëndrojë më shumë se disa minuta në zyrat e Drejtorisë së Policisë.Por deklarata e Palokes duket se i?a ka arritur qëllimit per te nxitur reagimin e kryeministrit Edi Rama, vetëm se ky reagim ka ardhur ndaj akuzave te artikuluara nga selia e PD. Nëpërmjet nje njoftimi te zyrës se shtypit, kryeministri ka lajmëruar se do te padisë kreun e grupit parlamentar demokrat per shpifje.I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të ape prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është I gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari I Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist I nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit.Zyra e shtypit pranë kryeministrisë sqaron se historia e shpifjeve duhet te marre fund me ballafaqim prane organeve te drejtesise

Free Traffic Exchange