http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emiljano Shullazi dhe shoku i tij Gilando Dani janë lënë te lire. Shullazi, protagonisti kryesor i ngjarjeve te dy ditëve me pare dhe Dani kane lënë qelite rreth mesnatës, pasi kane përfunduar te gjitha procedurat e marrjes ne pyetje. Policia nuk ka referuar asnjë akuze Prokurorisë per dy personat ndaj te cilëve u be atentat ne Qafen e Kasharit, ku dhe mbeti i plagosur Shullazi. Ndërkohë provat e gjetura ne makinën e tyre, armët dhe shuma e madhe e parave nuk i kane bindur ekspertet për t?i mbajtur ne burg. Ndërkohë i vetmi i arrestuar per serine e atentateve është polici i njësisë se operacioneve speciale Roalnd Meta. I plagosuri Pajtim Serjani miku i ngushte i Emiljano Shullazit është pika kyçe e lidhjes mes ngjarjes se ndodhur pranë Rrugës se Kavajës dhe asaj te Qafe Kasharit. Dyshohet qe atentati te ketë qene i organizuar pikërisht ndaj pjesëtareve te grupit te Shullazit dhe Serjani mund te jete përdorur si karrem. Ende nuk dihet pozicioni i policit Roland Meta. Autoret qe hapen zjarr ndaj makinës ku udhëtonin Shullazi e Dani nuk janë identifikuar. Viktima, 42-vjeçari Artur Baze i njohur edhe me emrin Aranit Sterio mendohet qe do te ekzekutonte prestaret e grupit te Emiljano Shullazit. Ky i fundit sipas burimeve te policisë i druhej vazhdimisht nje atentati te organizuar dhe prej kater muajsh qëndronte ne Fushe Kruje i rrethuar nga njerëz te besuar.