Ahmetaj: Privatizime në bujqësi e shëndetësi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur te privatizoje per here te pare disa shërbime ne sektorë jetike si bujqësi e shëndetësi. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ka sqaruar sot vizionin e ri te qeverise per partneritetin publik-privat i cili sipas tij paraqet një mënyrë të re te menaxhimit të pronës publike që ofron modernizim të shërbimeve për qytetarët shqiptarë, maksimizimin e fitimeve për publikun, dhe lehtësimin e buxhetit të shtetit. ?Një sërë sektorësh, për herë të parë, siç është bujqësia, shëndetësia apo regjistrimi i pasurive të paluajtshme, siguria ushqimore, shërbimi spitalor që në traditë kanë qenë natyrshëm në kurriz të buxhetit të shtetit, sot fillojnë të shihen ndryshe, duke i afruar nëpërmjet kontraktimeve publike-private në favor të qytetarëve, me shërbime më cilësore?.Nderkaq ne fushen e transporteve jane duke u bere gati dy projekte si kontraktime publik-privat; një është ndërtimi i segmentit të rrugës së Arbrit, që në fund të shkurtit do të jetë në tenderim dhe projekti tjetër është ai i mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Morinë.