Ulen çmimet e barnave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2015 nis me një lajm te mire për shqiptaret, pasi çmimi i barnave pritet te ulet me 25-30%. Vizion Plus ka zbuluar listën me 14 medikamentet e para, çmimi i te cilave do te zbresë ne pjesën e pare te këtij muaji, një ulje qe fillon nga 33% dhe shkon deri ne 65% krahasuar me vitin 2013. Ne këtë liste përfshihen dy barna qe luftojnë sëmundjet kardiovaskulare, qe janë me problematike për shoqërinë: çmimi i tyre ulet nga 33-36%. Barnat për sëmundjet tumorale do të jenë 55% më të lira. Akoma më shumë do të jenë përfitimet nga disa antibiotikë, për te cilët ulja është 61%. Një lajm i mirë edhe per ata që vuajnë nga talasemia, ku ulja e çmimit arrin ne 65%. Sipas Ministrisë se Shendetesise fale kësaj skeme do të ketë më shumë barna në spital, me shumë ilaçe në rimbursim dhe medikamente që qytetarët i blejnë mesatarisht 30% më lire. Këto masa janë pjese e strategjisë se Ministrisë se Shendetesise per te bere te mundur qe shërbimet e kujdesit shëndetësor te kushtojnë me pak pasi ne 1 prillin e vitit te kaluar hyri ne fuqi heqja e TVSH mbi barnat, ndërkohë qe po gjatë vitit të kaluar, lista e barnave të rimbursueshme u zgjerua me 55 të reja.

Free Traffic Exchange