http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka bere përgjegjëse qeverinë për përplasjen e bandave mbrëmjen e se hënës ne kryeqytet. Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani ka denoncuar përfshirjen fizike të oficerit të policisë ne këtë ngjarje duke e cilësuar atë si mbështetje që Ministri i Brendshëm i jep për grupit kriminal. Sipas Ristanit qeveria e Ramës ofron lehtësi, por dhe burime njerëzore për bandat. Dihet botërisht se banda e përplasjes së përgjakshme, ka lidhje me qeverinë. Por përfshirja fizike në këtë histori e një efektivi të policisë, është një fakt i rëndë, komprometues, që bën përgjegjës drejtpërdrejt Saimir Tahirin, që bën përgjegjës shefin e Tahirit, Edi Ramën. Efektivi policor, pjesë e kësaj përplasjeje bandash, është aty me dijeninë dhe miratimin e Ministrit, është aty për të shërbyer favoret politike. PD i është drejtuar Prokurorisë duke i kërkuar te zbardhe me transparence këtë episod të errët të lidhjes së mafias me qeverinë, sic e ka cilësuar ngjarjen numri 2 i demokrateve Arben Ristani