Dita e ujit të bekuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-28 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në të gjithë vendin është kremtuar këtë të martë festa e besimit te krishtere e njohur si Dita e Ujit te Bekuar. Banorët, pavarësisht besimit e kanë shfrytëzuar këtë ditë për t?u bërë pjesë e riteve të kësaj ngjarjeje të shënuar për botën e krishterë. Në qytetin e Korçës ceremonia është hapur me një meshë të mbajtur në Katedralen e qytetit. Më pas në prani të qindra qytetarëve riti i hedhjes së kryqit u bë në shatërvanin pranë lulishtes ?Vangjush Mio?. Kryqi këtë vit u kap nga një 28-vjeçar. Në Gjirokastër ceremonia u mbajt mbi urën e lumit Drino. Kryqi u shpëtua këtë vit nga një 36-vjeçar që i?a dedikoi atë besimtarëve ortodoksë në Siri. Fieri është një tjetër qytet që ka kremtuar festën e Ujit të Bekuar. Disa të rinj sipas zakonit, edhe pse temperaturat ishin mjaft të ulëta janë hedhur në ujë për të kapur kryqin. 11-vjeçari Athanas Davidhi ka nxjerre kryqin nga uji. E njëjta atmosfere është ndjerë edhe në shumë qytete të vendit. Bekimi i ujit është një nga elementet kryesore te jetës, prandaj qindra besimtare pas ndjekjes se ceremonisë kane qëndruar ne radhe për te marre një sasi uji, si simbol mbarësisë për vitin e ri kalendarik.